Arrestohet Indrit Belba në Dibër. 23-vjeçari akuzohet se largoi nga vendi i ngjarjes një 33-vjeçar, që kreu një tentativë vrasjeje, si dhe nuk kallëzoi këtë krim.
Gjykata e Dibrës i ka caktuar 23-vjeçarit Belba, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi akuzohet se më datë 06.06.2023, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, një 33-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri një 20-vjeçar, në qytetin e Peshkopisë, si dhe nuk ka kallëzuar për këtë krim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.