-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Diplomati kroat: BE do të fillojë negociatat e anëtarësimit me Bosnjën deri në fund të vitit 2023

Kryesoret

Kryediplomati kroat, Gordon Grlic Radman tha sot në Forumin Strategjik vjetor, dy ditorë, në Bled të Sllovenisë, se negociatat e anëtarësimit midis Bashkimit Evropian dhe Bosnjë Hercegovinës janë në rrugën e duhur për të filluar nga fundi i këtij viti ose në fillim të vitit 2024.

Bosnja dhe Hercegovina mori statusin e vendit kandidat në BE dhjetorin e kaluar.

“Ne mund të presim fillimin e negociatave të pranimit midis Bosnjë Hercegovinës dhe BE-së, nëse jo deri në fund të këtij viti, që do të ishte më e mira, atëherë sigurisht në fillim të vitit të ardhshëm,” tha Grlic Radman.

Të hënën, duke iu drejtuar gjithashtu forumit, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel përsëriti angazhimin e bllokut për zgjerimin drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2030, duke thënë se BE duhet të jetë gati për anëtarë të rinj.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit