Pjesëtari i grupit të njohur muzikorë “Stars Of The Lid”, Brian McBride ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.
Lajmi e trishtë e ka bërë të ditur shoku i tij i grupit, Adam Wiltzie përmes një postimi në Instagram, ndërsa nuk tregoi shkakun e vdekjes.
“Jam thellësisht i pikëlluar t’iu njoftoj se Brian McBride ka ndërruar jetë. Unë e dua si djalin tim dhe ai do të më mungojë.”– ka shkruar Adam.
McBride dhe Wiltzie në vitin 1993 formuan grupin muzkorë “Stars Of The Lid në Austin” në Teksas.
Dyshja publikuan gjashtë albume në studio, nga vitit 1995 “Music For Nitrous Oxide” deri në 2007 “And their Refinement Of The Decline”.
McBride gjithashtu publikoi dy albume solo “When The Detail Lost Its Its Freedom” në vitin 2005 dhe “The Effective Disconnect” në 2010.
Ai gjithashtu formoi grupin “Bell Gardens” dhe publikoi dy albume të plota, “Full Sundown Assembly” të vitit 2012 dhe “Slow Dawns For Lost Conclusions” në 2014.