-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kredi me interes zero për policët! Kushti i vetëm për të përfituar

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla njoftoi sot duke nisur nga mesi i shtatorit, punonjësit e Policisë së Shtetit do të mund të marrin kredi me interes zero. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Ministri deklaroi se kushtet për t’u trajtuar me këtë kredi janë që të mos kesh banesë tjetër në pronësi dhe të jesh deri në 40 vjeç. Sipas tij, janë 900 punonjës të policisë që kanë problematika me strehimin.

“100 familjet e para mund t’i sigurojmë deri në fund të vitit 2023. Në vitin 2024, 300 familje të tjera dhe në 2025 shpresojmë të përmbyllet e gjitha fasha” tha ai.

Po ashtu, Balla bëri të ditur se për punonjësit e Gardës së Republikës, që për shkak të detyrës detyrohen të ndryshojnë qytetin ku jetojnë, do të mbulohen shpenzimet e qirasë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit