Nga 4 shtatori nisin regjistrimet për akomodimin e studentëve për vitin e ri akademik 2023-2024, pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr.1 dhe Rezidencat e Universitetit Bujqësor.
Në 22 godinat e Rezidencën Studentore Universitare nr.1 përfshirë edhe 7 Rezidencat e Universitetit Bujqësor mund të akomodohen në total 6506 studentë.
Rezervimet për akomodim, mund të bëhen në platformën online, “Rezidenca Studentore Universitare Nr.1, Tiranë”.
Për t’u regjistruar, studentët duhet të paraqesin kartën e studentit /vërtetim fakulteti; ID; 2 foto dhe mandati i pagesës.