-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumb kokës në sy të djalit! Sot vdiq, si u qëllua 12 vite më parë polici në Tiranë?

Kryesoret

Sot është përcjellë për në banesën e fundit ish-polici Naim Hyka. Ai u qëllua me armë zjarri në kokë në 24 Dhjetor të vitit 2011 dhe prej asokohe kohe nuk arriti që të kthehej më në detyrë për shkak të dëmtimeve të marra. Autorët nuk janë gjetur ende.

Lamtumirë ish-oficerit të Policisë Rrugore Tiranë Naim Hyska, i cili mbeti i plagosur rëndë më 24 Dhjetor 2011 dhe prej atij momenti luftoi me vdekjen, ndërsa të gjithë shpresonim të rikthehej përsëri mes familjes dhe Policisë së Shtetit. Por fatkeqësisht nuk ia arriti dot.

Është e papranueshme që edhe pse kanë kaluar pothuajse 12 vjet ende Policia e Shtetit dhe Prokuroria nuk kanë vendosur para drejtësisë autorin/autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Por nuk mund të pranoj dot që dosje si kjo e vrasjes së një punonjësi policie nga keqbërësit apo dosje të tjera të rënda t’i mbulojë pluhuri i harresës. Këtë nuk do ta lejoj” shkruan ministri Taulant Balla.

Por si ndodhi ngjarja?

Oficeri i Sallës Operative të Policisë Rrugore të Tiranës u qëllua me armë mbrëmjen e pritjes së Krishtlindjes kur ndodhej në makinë bashkë me djalin 12 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një rrugicë fare pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit” në Rrugën së Kavajës në Tiranë.

Rreth orës 17:45, efektivi Naim Hyska kur po i afrohej shtëpisë, në kohën kur makina ka qenë duke lëvizur në një rrugicë dytësore me mjete të parkuara në njërën anë të saj, është shfaqur edhe atentatori duke e qëlluar.

12 vite më parë u qëllua me plumb në kokë! Ndërron jetë polici në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit