Arkëmorti i Klajdi Bitrit, të riut shqiptar që u vra në Itali, është nisur drejt Shqipërisë pasditen e sotme.
I mbuluar me trëndafila dhe i shoqëruar nga miqtë e të afërm, arkëmorti është përcjellë drejt Shqipërisë nga Porti i Ankonës me traget.
Trupi i pajetë i 23-vjeçari do të përcillet drejt banesës së fundit në Lushnje, aty ku jeton familja e tij. Shpenzimet e ceremonisë mortore do të mbulohen nga Bashkia e Lushnjes, me vendim të Këshillit Bashkiak.
Klajdi Bitri u vra disa ditë më parë në komunën e Sirolosë në Itali nga një algjerian, i cili e goditi me pushkën e peshkimit.
Shtiza i preku organet vitale, zemrën dhe mushkërinë. Ngjarja ndodhi pas një sherri banal për lirimin e rrugës.
Klajdi Bitri doli nga makina për të mbrojtur mikun e tij italian por u godit nga algjeriani.