Mediat italiane shkruajnë se hetime të reja do të kryhen për vrasjen e Klajdi Bitrit në Sirolo dy javë më parë. Hetuesit janë përqendruar te arma, shtiza që u qëllua për vdekje 23-vjeçari shqiptar nga Lushnja.
Më pas do të kalojnë edhe njëherë në ekspertim makina Opel në të cilën ndodhej i dyshuari për krimin, 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul, peshqiri i tij i plazhit, rrobat që kishte veshur atë ditë, etj.
Ky është një vlerësim biologjik ku do të merren mostra të cilat më pas do të analizohen në Romë. “Po kërkojmë gjurmë gjaku dhe gjurmë gishtash” thonë hetuesit.
Dy hetimet do të nisin më 14 shtator dhe prokuroria i konsideron të nevojshme për rindërtimin e dinamikës së krimit.
Ndërkohë, algjeriani ndodhet ende në burg, në Montacuto, i akuzuar për vrasje me dashje. Ishte 27 gusht kur Bitri u vra në via Cilea duke mbrojtur mikun e tij italian.









