Shtyhet për në datë 12 shtator vendimi për Alma K. gruan që u kap duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.
40-vjeçarja kërkoi sot ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje. Avokatja e Almës paralajmëroi se në të ardhmen mund të ketë një qëndrim krejt ndryshe, por nuk shpjegoi se çfarë po paralajmëronte me këtë deklaratë.
“Ne kërkuam verifikimin e nevojave të sigurimit dhe lirimin në detyrim paraqitje. Gjykata e shtyu për një datë tjetër, prokuroria do të depozitojë hetimet që janë bërë dhe duke parë provat do të vendosë nëse do të ndryshojë masën. Vendimi është në 12 shtator.
@5pyetjet.al Çfarë lypët tek zyra e Gjicit? Alma e Safetit “kapet” me gazetarët: Semafori… #almakaci #safetgjici #bashkiakukes #spak #gjykata #tirane #policia ♬ original sound – 5pyetjet.al
Absolutisht, deri tani janë të njëjtat të dhëna, nuk ka ndryshuar asgjë. Mundet që në një të ardhme të ketë një qëndrim krejt ndryshe. Mund të dalin të dhëna të reja për efekt të hetimit” tha ajo.
Në momentin që doli nga gjykata, Alma ka pasur edhe një moment irritimi me gazetarët, që e pyetën, çfarë lypët tek zyra e Gjicit? “Na jeni bërë si lypsa semaforit, dhe ju lypni informacione të sakta…”.
Çfarë lypët te zyra e Gjicit? “Atë që lypni ju këtu…” dëgjohet të thotë Alma. E pyetur nëse i ka rehabilituar qentë e rrugës? Përgjigja e saj ishte “Ciao”.