Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj e ka cilësuar hipokrizi akordimin e medaljes “Kordoni i Madh me Yll të Mirënjohjes Publike” nga Edi Rama për ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili po kalon orë të vështira në spital si pasojë e problemeve të rënda me shëndetin.
“U mata disa here te shkruaja kur pash lajmin per medaljen e dhene sot Fatos Nanos.
Ndjeva nje neveri qe Rama dhe Sekti i tij dhe sot vendosen te perdorin emrin e ati drejtuesi qe na afroi te gjitheve ne Partine Socialiste.
Vendosa ta shperndaj e ta lexojne dhe ata pak Socialiste qe kane mbetur e te kuptojne se te qenit ushtare te keti sekti nuk i nderon.
Partia Socialiste kishte burra e gra te nderuara me te cilet kishe kenaqesi te flisje e diskutoje, kurse sot ka vetem sahanlepires qe flasin o per madheshtine e liderit ose sa ka shku kilja mallit.
Tashme eshte shume vone dhe ky aseti qe keta e gjeten gati eshte kthyer ne pacient terminal.
Fatos Nano meriton te mos behet pis me nga keta.
Nderim e respekt per gjithca beri dhe per shume standarte qe vendosi si politikan e si njeri.
SHERIM TE SHPEJTE KRYETAR” shkruan Shehaj.