Një burrë me origjinë pakistaneze ka vrarë vajzën e tij 18-vjeçare në Itali në qytetin e ka Novellara-s.
Mësohet se vrasja ka ndodhur për “çështje nderi”, pasi vajza nuk pranoi të martohej me burrin që ai kishte i zgjedhur e për ta dërguar më pas në vendin e origjinës, në Pakistan.
18-vjeçarja u raportua fillimisht e zhdukur, por i ati e kishte vrarë teksa ajo ishte kthyer në shtëpi dhe më pas trupin e groposi në oborrin pas banesës.
Hetimet zbuluan se vajza kishte krijuar një lidhje me një djalë në Itali.
Babai u arrestua teksa po përpiqej të arratisej për në Pakistan dhe më pas u gjet edhe trupi i vajzës.