Alma K është shoqëruar nga policia sot paradite në Gjykatën e Posaçme ku pritet të shqyrtohet kërkesa për zëvendësim të masës së sigurisë.
40 vjeçarja po hetohet në masë sigurie “arrest shtëpie”, masë e cila u caktua më 24 qershor 2023 për akuzën e korrupsionit aktiv.
Po në këtë datë u arrestua edhe Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit i akuzuar për korrupsion pasiv.