-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetarët dhe aktivistët protestojnë kundër ligjit për shpifjen në Bosnje

Kryesoret

Miratimi i një ligji që kriminalizon shpifjen në Republikën Serbe të Bosnjës, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aid Mershiç ka përfshirë në debate të ashpra ligjvënësit opozitarë, vëzhguesit e medias dhe Bashkimin Evropian.

Gazetarët në të gjithë Bosnjën po punojnë nën hijen e një ligji të ri për shpifjen që rrezikon t’i përndjekë ata penalisht. Qeveria thotë se ligji i ndryshuar është për të parandaluar dezinformimin.

Por gazetarët, aktivistët e të drejtave civile dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar se ndryshimet do të kufizojnë lirinë e medias dhe do t’i vënë në rrezik gazetarët.

“Është krijuar një mjedis ku gazetarët konsiderohen si kriminelë, që gënjejnë dhe dezinformojnë publikun, se nuk duhet t’u besohet dhe se ndonjëherë lejohet sulmi ndaj tyre,” thotë Sinisha Vukeliç, Kryetar i Klubit të Shtypit të Banja Lukës.

Në parlamentin rajonal të Republikës Serbe të Bosnjës, pjesëtarët e opozitës gjithashtu kritikuan ndryshimet.

“Me këtë ligj sigurisht që po kthehemi 10 hapa pas dhe ky është padyshim fillimi i një diktature,” thotë Milan Petroviç nga Partia Demokratike Serbe.

Borka Rudiç, kryetare e shoqatës së gazetarëve të vendit, thotë se disa pjesë të Bosnjës janë tashmë një mjedis i vështirë për mediat.

“Republika Serbe po bëhet, ose tashmë është, një vrimë e errët kur bëhet fjalë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mendimit,” thotë për Zërin e Amerikës, Borka Rudiç, kryetare e Shoqatës së Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Presidenti i qeverisë rajonale i ka hedhur poshtë shqetësimet.

“Kjo nuk ka për qëllim shuarjen e lirisë së medias, lirisë së fjalës, por është kundër spekulimeve dashakeqe për abuzim me hapësirën publike dhe median,” thotë Presidenti i qeverisë rajonale, Radovan Vishkoviç. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit