Reperja e njohur, Loredana, feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 28 vjeçe. Urimet në këtë ditë për të kanë qenë të shumta, por vëmendjen e mori ai i të dashurit të saj.
Karim Adeyemi ka ndarë një foto të tyren, ku shkruan “Happy Birthday zemër”.
Loredana konfirmoi lidhjen me futbollistin gjerman më herët këtë verë.
Ajo ka qenë shumë e hapur mbi romancën e tyre që pas zyrtarizimit duke publikuar shpesh foto nga ditët e tyre bashkë, udhëtimet, e duke shkuar ta mbështesë në ndeshjet e tij.
Karim është 21 vjeç dhe luan me Borussia Dortmund dhe Kombëtaren Gjermane.