-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Kryeministri i Kroacisë Plenkovic uron Kuvendin e PD: Ju uroj sukses në punimet e tij

Kryesoret

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, i ka drejtuar një mesazh urimi Kuvendit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke shprehur mbështetje për punimet e tij dhe duke uruar sukses për drejtuesit dhe delegatët e partisë.

Në mesazh, ai ka kujtuar edhe një takim të mëhershëm me kreun e PD-së, Sali Berisha, në Zagreb, gjatë një forumi ndërkombëtar politik.

Video mesazhi i kryeministrit të Kroacisë Andrej Plenkoviç

Të dashur miq,

U uroj të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë një kuvend sa më të suksesshëm.

Isha shumë i kënaqur që prita zotin Sali Berisha, mikun tim prej shumë vitesh, në Kroaci gjatë Forumit të IDU-së këtu në Zagreb, disa javë më parë.

Patëm një bisedë të gjerë mbi aktivitetet dhe reformimin e partisë.

Ne ndajmë të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-europian dhe dëshiroj t’ju jap mbështetjen e fortë të Bashkimit Demokratik Kroat për një kuvend të suksesshëm të partisë dhe për suksese të mëtejshme elektorale.

Të gjitha të mirat nga Zagrebi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit