Një makinë tip “Benz” me drejtuese 25-vjeçaren me inicialet Xh. B., ka marrë flakë në ecje në fshatin “Livadh” në Himarë.
Sipas policisë, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndi elektrike në baterinë e automjetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur patrulla e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse.
“Rreth orës 21:30, në fshatin “Livadh”, Himarë, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen XH. B., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
Patrulla e Policisë dhe Zjarrëfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet për shkëndi elektrike në baterinë e automjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit,” thuhet në njoftimin e policisë.