Policia Rrugore ka dalë me një njoftim ku thotë se si rezultat i kontrolleve kanë evidentuar dhe goditur raste të drejtuesve të automjeteve të cilët mbajnë fëmijë nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit.
Sipas policisë, kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, nga 5000 deri në 15 000 lekë.
Në njoftim shtohet dhe se në rast se shkelësi është drejtuesi i mjetit, përveç masës së parë administrative, atij i vendoset edhe masa administrative plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.