Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ftoi demokratët e Foltores që t’i bashkohen që siç tha është shtëpia e tyre. Basha theksoi se qëllimi është që të krijohet një federatë e gjerë, jo thjesht me parti të tjera të djathta dhe aleate të cilat janë të mirëpritura në projektin tonë të përbashkët. Foli për gabimet që ka bërë.
“Unë kam bërë emërime fiktive me shumicë në të kaluarën. Përvoja që kam patur këto vite më ka bërë të njoh, të kuptoj dhe të informohem për thuajse gjithçka, të kuptoj shumë mirë korridoret e pushtetit dhe të shtetit, paradhomat dhe prapaskenat, dyert e mbyllura dhe skenën e madhe.
Në punën time kam bërë gabimet e mia, por gjithmonë jam përpjekur të mësoj prej tyre. Ama në asnjë rast nuk kam vendosur interesat personale mbi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve. Sepse kështu e kuptoj unë politikën”, deklaroi Basha.
“Unë sot i bëj një thirrje miqve tanë të Foltores, anëtarëve të thjeshtë deri te strukturat e asaj lëvizje. Të gjithë kanë një vend në partinë e madhe demokratike, të gjithë mund të bashkohen pa asnjë kufizim, në çdo çast, në çdo moment janë të mirëpritur për të ndërtuar një aleancë të madhe jo thjesht mes demokratëve por edhe me shoqërinë shqiptare”, tha Basha.
9 vite vetëm humbje! Basha: Fajin e ka Berisha! Tani do ndërtoj federatën e djathtë