-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Kuvendin e Bashës e organizuan formacione pro-qeveritare

Kryesoret

Lulzim Basha ka mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së. Deputeti Ervin Salianji e ka quajtur këtë kuvend një event të organizuar nga formacione pro qeveritare dhe anti opozitë duke e krahasuar me Asamblenë e PS.

Eventet plot shkëlqim luksi qeveritar si ky i sotmi apo ai i datës 4 duan të imponojnë ruajtjen e kësaj status-quo të ndotur. Shqipëria ka nevojë për opozitën e vërtetë, bashkimin dhe njerëzit e pakompromentuar nga pushteti. Unë kam besim se do ia dalim!

Sesioni i ri po nis me dy lëvizje për ruajtjen e status-quo politike, të dyja lëvizjet për mosndryshim duke dëmtuar interesat e qytetarëve!

Eventet e organizuara nga formacione proqeveritarë dhe anti opozitë si kjo sot apo Asambleja e datës 4 kanë të njëjtën valencë dhe të njëjtat qëllime!

Opozita e ka domosdoshmëri koordinimin, bashkimin, ristrukturimin dhe rikonceptimim e saj! Jam i bindur që do ta realizojë si domosdoshmëri për Shqipërinë!”, thekson Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit