-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sinjalizoi familjen! Si ndodhi pengmarrja për një gërvishtje në Tiranë?

Kryesoret

Një 20-vjeçar, Klejdi Lila u mor peng për disa orë në Tiranë. Fatmirësisht gjithçka u mbyll pa pasoja. Dy autorët e pengmarrjes janë arrestuar.

Sipas policisë janë Adrian Mehmeti dhe Aqif Dervishi. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në kryeqytet.

Gjithçka ka nisur nga marrja me qira e një makine. Dy të arrestuarit Mehmeti dhe Dervishi jepnin makina me qira.

I riu Lila kishte marrë një makinë, por në momentin që e riktheu nisi debati. Pronarët pretendonin se e kishte gërvishtur.

Si fillim i morën 500 Euro shtesë dhe më pas i kërkuan edhe 2500 të tjera. E lanë për t’u takuar dhe sqaruar në një lokal. Lila nuk pranoi duke mohuar që të kishte gërvishtur makinën, por pronarët e morën peng.

Djali njoftoi familjen për situatën, e cila sinjalizoi policinë që liroi 20-vjeçarin dhe arrestoi dy pengmarrësit.

“Lekët ose kokën”! Pengmarrje brenda biznesit në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit