Lulzim Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar dhe ndryshoi statutin e PD-së për të marrë edhe postin e kryetarit të grupit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ironizon duke thënë se prandaj spaska ardhur PD ne pushtet sepse ish-kryetari paska dashur të bëhet kryetar grupi.
“Prandaj spaska ardhur PD ne pushtet sepse ish-kryetari paska dashur të bëhet kryetar grupi🙈
📍Ndarja nga e kaluara dhe demokratizimi i partisë domethënë paska qenë përqëndrimi i pushteteve te një individ?!
Asnjëherë nuk e humb mundësinë për tu bërë qesharak sa herë që del në publik.
-Ne paskemi qenë lodhur kot për ta bërë kryeministër, ai dashka vetëm Kryetar Grupi.
-Si ka mundësi që i vetshpalluri lider perëndimor kërkon kufizim te mandatit te kreut të qeverisë por këtë praktik nuk e nis nga kryetari i partisë, madje e shmang nga çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve.
📍Mbi një vit i shkëputur nga politika aktive duket se e paska shpenzuar për relaksim të thellë dhe kurrësesi për PD dhe demokratët” shkruan ai.