Një 48-vjeçar është vrarë mbrëmjen e sotme në Prizren, ku dyshohet se autori është një burrë rreth të 50-tave. Për rastin e rëndë ka folur një dëshmitar i rastit, i cili ka zbuluar se viktima u vra në sy të gruas e të fëmijëve.
“Njëri doli prej Taureg-it, në sy të gruas e të fëmijës e vrajti njeriun, e la për toke. Nuk po dihet pse, veç atë burrin e njoh, punojke në ndërtim ai, i Malishevës.
Në sy të gruas, në sy të fëmijës e ka gjujt, me kallash. Edhe atë djalin e vetë, nëpër mure t’u ikë prej plumbit…”, tregoi njëri nga dëshmitarët e rastit për Sinjalin.
Viktima është 48-vjeçari Beqir Morina. Policia tashmë e ka identifikuar të dyshuarin dhe është në kërkim të tij.