-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Femra, luks dhe sekrete! Si u futën në kurth bosët Niko dhe Mario?

Kryesoret

Rasti i ‘El Gordo’ (Besnik Nikollit) nuk është i vetmi që u prangos në ditët e fundit në Kolumbi. Mediat në Bogota shkruajnë se nga të dhënat e autoriteteve është kapur edhe një tjetër, Lirido Ajazi ose Lirido Shurtaj, i cili njihet edhe me pseudonimin ‘Mario’ dhe kërkohej edhe nga gjykata në Lion, Francë.

“Lidhur me këtë të fundit, supozohet se ai ka pasur akses në disa porte detare në bregdetin e Atlantikut, nga ku koordinohej dërgesa e kokainës drejt Europës, madje këta të dy do të ishin takuar në Bogota.

Hetimet nga autoritetet mundën të detajonin se kriminelët përdorën valixhe me dy funde të kontaminuara me lëndë narkotike të destinuara për në Holandë, Gjermani, Belgjikë, Spanjë dhe Francë duke përfshirë aeroportin ndërkombëtar Charles de Gaulle në Paris” sipas medive.

Vendndodhja e Ajazit ishte e vështirë për t’u gjetur nga hetuesit, pasi u zhduk pa lënë gjurmë. Por duke ndjekur lëvizjet dhe postimet e të dashurës së tij u arrit te gjurmët e shqiptarit.

Pa dashur, Ajazi zbuloi detaje të rëndësishme nga jeta e tij për hetuesit, me postimet e vazhdueshme që po bënte në rrjetet e tij sociale. Shëtitjet në zonat e Valle del Cauca me të dashurën e tij e bënë më të lehtë për autoritetet të krijonin enigmën e rutinës së tij.

Por çelësi i vendndodhjes së tij ishte një foto që ai postoi me të dashurën e tij, e cila u komentua nga një mik, i cili zbuloi se ata ndodheshin në Cali. E njëjta situatë ishte me Nikon, të cilin dobësia për femrat dhe infiltrimi i një agjenteje e çuan drejt hekurave.

EMRI/ Ishte në kërkim, kapet një tjetër trafikant shqiptar në Kolumbi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit