-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa shpenzohet për të papunët dhe si futesh në skemë?

Kryesoret

Individët të cilët kanë të paktën 12 muaj të punësuar dhe që ndërpresin marrëdhëniet e punës, kanë të drejtë të përfitojnë pagesë papunësie. Kjo pagesë, varion në bazë të kohëzgjatjes që ka në punë një person i caktuar, ku përfitimi është 3 muaj për një vit pune, 6 muaj për 3 vite punë dhe 12 muaj për më shumë se 5 vite kontribute të derdhura në sigurimet shoqërore. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, deri në muajin korrik, shpenzimet  e buxhetit të shtetit për pagesën e papunësisë kanë arritur në 475 milionë lekë,  apo 53 % e fondit total të programuar për 2023-shin.

Ndërkohë, nëse do ti referohemi vitit 2022, sipas të dhënave zyrtare, është vënë re një rënie e ndjeshme e numrit të përfituesve të pagesës së papunësisë nga 2,914 punëkërkues të papunë përfitues që rezultonin në janar 2022, ky numër u ul në 2,307 pu.pa në muajin dhjetor 2022.

Në skemën e pagesës së papunësisë gjatë periudhës 12-mujore të vitit 2022 kanë hyrë mesatarisht 418 përfitues çdo muaj, ku peshën specifike më të madhe e zënë personat që vijnë nga zvogëlimi i aktivitetit ose prishje e kontratave të punës. Ndërkohë, si rezultat i mbarimit të afatit të trajtimit,  nga skema e pagesës së papunësisë kanë dalë mesatarisht 468 përfitues çdo muaj.

Bazuar në periudhën e përfitimit vihet re se numri më i lartë vazhdon t’i përkasë periudhës së përfitimit prej 12 muaj. Kjo për dy arsye: periudha e kontributeve mbi 10 vjet dhe grupmosha mbi 55 vjeç për gratë dhe mbi 60 vjeç për burrat. Çdo përfitues i pagesës papunësie merr një nivel bazë, i cili është sa 50% e pagës minimale ne shkalle vendi. /Scan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit