Indonezia është duke e prezantuar një skemë të re vizash për t’i joshur individët apo korporatat e huaja, në tentim e sipër për ta rritur ekonominë e shtetit.
“Viza e artë garanton leje të qëndrimit për periudhë prej pesë deri në 10 vjet”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm për Imigracion në Indonezi, Silmy Karim, përmes një deklarate.
Viza pesëvjeçare u kërkon investitorëve individualë që të hapin kompani në vlerë të 2.5 milionë dollarëve, ndërsa për vizë dhjetëvjeçare duhet bërë investim prej 5 milionë dollarësh.
Edhe shtete tjera në botë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Irlandë, Zelandën e Re dhe Spanjën, ofrojnë viza të ngjashme për investitorët.
Sa u përket investimeve nga korporatat, Indonezia do të kërkojë investim prej 25 milionë dollarëve për leje qëndrimi prej pesë vjetësh dhe shumë prej 50 milionë dollarëve për periudhë 10-vjeçare./REL