-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cikalleshi: Kualifikohemi në Europian! Bajrami: Tifozët na motivojnë

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht sot përgatitjet dhe stërvitjet në kuadër të dy ndeshjeve ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë, të vlefshme për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Në konferencën për mediat kanë dalë këtë të hënë sulmuesi Sokol Cikalleshi dhe mesfushori Nedim Bajrami, të cilët kanë folur për dy sfidat e rëndësishme që kuqezinjtë do të luajnë fillimisht ndaj çekëve në Pragë më 7 shtator ndërsa tre ditë më vonë ndaj Polonisë më 10 shtator në stadiumin ‘Air Albania’.

Sulmuesi Sokol Cikalleshi premtoi se Kombëtarja shqiptare do të japë maksimumin në këto dy ndeshje deçizive për kuqezinjtë ndaj Çekisë dhe Polonisë, ndërsa u shpreh se ëndrra e tij është që të arrijë sërish kualifikimin në finalet e një Europiani me Shqipërinë. Bomberi shqiptar komentoi situatën e mirë që po kalojnë të gjithë lojtarët e Kombëtares në klubet respektive, ndërsa foli edhe për fillimin e tij të mbarë në kampionatin turk me Koniasporin.

Pas Cikalleshit, interesimit të mediave për ndeshjen me Çekinë iu përgjigj Nedim Bajrami. Mesfushori, i cili aktivizohet në Itali te Sassuolo, theksoi se Kombëtarja kuqezi është gati për ndeshjen dhe do tentojë të marrë tre pikët. Për këtë duhet dhënë maksimumi në fushë. Bajrami foli edhe për aspektin personal dhe se sa e ka ndihmuar trajneri Silvinjo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit