-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Denoncimi i Bankës Botërore/ Fituesi i koncensionit 110 milionë euro të laboratorëve aktivitet kriminal në Spanjë

Kryesoret

Dosja e “Sterilizimit” që ka çuar përpara drejtësisë disa zyrtarë të lartë, ku SPAK po heton edhe ish-ministrin Ilir Beqja nuk është e vetmja në shëndetësi. Ka edhe të tjera. Ndoshta më të rënda në pasoja për buxhetin e shtetit. Mes tyre është koncesioni i laboratorëve në 18 spitale të vendit.

Dosja me të gjitha shkeljet është dorëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në SPAK në fillim të vitit 2022. KLSH denoncoi në SPAK listën me të gjithë personat që firmosën koncesionin për kompanitë e biznesmenit Janis Karathanos.

Në SPAK janë kallëzuar Raimond Cimbi, Silva Novi, Leonora Horanlliu, Ariola Krymi, Anjeza Alliu dhe Armila Ali. 110 milionë euro është vlera e koncesionit. Edhe Banka Botërore ka qenë kundër këtij koncesioni.

Madje ka sugjeruar që të mos i jepet biznesmenit Janis Karathanos, kompanive Labopharma në Tirnë dhe AB Laboratory Solution BV në Holandë, të cilën e kontrollon përmes kompanisë Pegasus në Tiranë.

Kjo me dyshimin se kompanitë e këtij biznesmeni po hetohen në Spanjë për aktivitet kriminal. Por ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu dhe zyrtarët e tjerë kanë injoruar Bankën Botërore duke dhënë koncesionin, që tani është në duart e SPAK-ut, por që ende nuk po vepron.

Gjykata i jep urdhër SPAK-ut: Hetoni pasurinë e Ilir Beqajt

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit