-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greku iku me xhepat plot nga Shqipëria, kapet në Kakavijë

Kryesoret

Policia ka sekuestruar 18 150 euro dhe ka proceduar penalisht një 53-vjeçari grek me inicialet E. R., pasi ky i fundit nuk i kishte deklaruar paratë.

“Në bazë të analizave të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me drejtues shtetasin grek E. R., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën të fshehura 18 150 euro që ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji,” thuhet në njoftimin e policisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 53-vjeçarin grek.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit