-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Motra vrau motrën në Tiranë! Nëna rrëfen si i ndërroi vajza para syve

Kryesoret

Fundjava ishte tragjike për familjen Pushani në Tiranë. Të shtunën motra vrau motrën pas një debati në familje. Gjithçka ndodhi në sy të nënës së moshuar.

Marsela Pushani deklaroi se e qëlloi të motrën me thikë duke i shkaktuar vdekjen në kushtet e vetëmbrojtjes për shkak të agresivitetit të Amandës. Shkak, tha se ishte bërë konflikti i vazhdueshëm për alkoolin.

Dje nëna përcolli Amandën në banesën e fundit dhe më pas është marrë në pyetje nga grupi hetimor për dinamikën si ndodhi krimi. Ajo ka deklaruar se e bija prej vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debate të vazhdueshme.

Ditën e ngjarjes, e ëma ka thënë se 37-vjeçarja ka ardhur e dehur në banese dhe i ka kërcënuar me thikë.

Ne momentin e përleshjes, sipas dëshmisë Marsela i ka marrë thikën dhe e ka goditur në kushtet e vetëmbrojtjes duke qenë në të njëjtin version me vajzën e madhe që u arrestua.

Familja fillimisht tentoi ta fshihte duke e raportuar si vdekje natyrale, por më pas u zbulua.

Fati i zi i nënës në Tiranë! Njërën vajzë e varrosi, tjetra në burg

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit