-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT: Kush janë dy shqiptarët më të kërkuar në listën e përditësuar të Europol?

Kryesoret

Aleks Burreli, 55 vjeç, nga fshati Suç i Matit dhe Edinjo Pulti, 37 vjeç, nga Shkodra, vijojnë të jenë të vetmit shqiptarë në listën “Most Wanted” të Europol.

E përditësuar së fundmi, në këtë listë janë në total 45 persona nga e gjithë Evropa që kërkon për vepra të rënda penale, pjesa më e madhe e tyre për krime kundër personit, vrasje dhe masakra me shumë të vdekur.

Në listë, më përditësimin e fundit janë shtuar disa të huaj që kërkohen për vrasje, por nuk lëvizin nga vendit 2 shqiptarët. Aleks Burreli, i cili njihet edhe me emrin Gani, është në kërkim ndërkombëtar nga Qipro për vrasjen e një biznesmeni qipriot, dhe jo vetëm, më 23 qershor 2016.

Në atë kohë 55-vjeçari Burreli hapi zjarr drejt një tavoline në një restorant ku po darkonte biznesmeni Fanos Kalopsidiotis, duke e lënë të vdekur në vend bashkë me 2 persona të tjerë në tavolinë, dhe 2 të tjerë të plagosur. Në të njëjtën ngjarje mbeti i vrarë Jani Vogli, në atë kohë 41 vjeç, bashkëpunëtor i Burrelit.

55-vjeçari ishte i pari që u përfshi në listën “Most Wanted” të Europol, dhe prej asaj kohe nuk është lokalizuar nga agjencitë partnere. Një vit më vonë në listë u shtua një tjetër bashkëkombës i tij, Edinjo Pulti. 37-vjeçari shkodran kërkohet të arrestohet nga Luksemburgu për tentativë vrasje. / Report Tv

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit