Greqia pas zjarreve po përballet me shira të dendur të cilët kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në shumë zona.
Mësohet se deri më tani për shkak të përmbytjeve ka humbur jetën një person. Viktima nga moti i keq është një blegtor 51-vjeçar humbi jetën në zonën e Agios Georgios në Ano Volos, kur u shtyp nga një mur ngjitur me shtëpinë e tij që u shemb për shkak të vëllimit të madh të ujit.
Situate më e rëndë duket në Volos dhe në Magnez pasi moti i keq Daniel vazhdon me intensitet të pandërprerë me vlerësimet për sasinë e ujit që pritet të rritet akoma më shumë.
Po ashtu ka informacione për një tjetër person të zhdukur në zonën e Volosit, makina e të cilit u përfshi nga një përrua në zonën e Agia Ekaterinës.
#Ντανιελ#Βόλος pic.twitter.com/LEuoteELOE
— Αριστείδης Καρατζογλου (@Akaratzoglu) September 5, 2023