Zbardhen detaje të tjera nga arrestimi i Behar Bajrit, i kërkuar nga SPAK në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ai u arrestua në Francë.
Behar Bajri u mbajt në vëzhgim prej disa javësh nga autoritetet shqiptare. Më pas njoftoi palën franceze duke bërë të mundur dhe arrestimin e tij.
Bajri u prangos në një lokal në Paris ku qëndronte i vetëm. Në momentin e arrestimit, Behar Bajri nuk ka bërë rezistencë ndaj oficerëve të policisë. Po kështu, nuk iu gjet asnjë send i kundërligjshëm.
Behar Bajri akuzohet si i dyshuar për organizim vrasje dhe atentatesh të mbetura në tentativë, u arrestua këtë të hënë në Francë.
Ai dyshohet se bashkëpunoi me biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe disa persona tjerë në vrasjen e Gjin Boriçit dhe 3 tentativa vrasjesh të parealizuara në Shkodër dhe Tiranë.
I tmerrshmi i Shkodrës! Si u arrestua njeriu që shkëmbeu vrasjet me Ervis Martinajn?