Arrestohet në Tiranë një hajdut biçikletash që ishte kthyer në makth për qytetarët. Autori është një 33-vjeçar i dënuar më parë për vjedhje, por doli nga burgu dhe nuk e harroi vesin e vjetër.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:
- Më datë 28.05.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases M. C.;
-
Më datë 01.06.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. C.;
-
Më datë 14.07.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. B.;
-
Më datë 16.08.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. H.;
-
Më datë 28.08.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. K.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.