Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare nobelisti me prejardhje nga Llakavica e Gostivarit, Ferid Muradi (1936-2023).
Lajmin e trishtë e dha analisti Ilir Ibrahimi duke shkruar “prehu në paqe Dr. Ferid Murad”.
Shqiptari me prejardhje nga Gostivari, disa herë vizitoi vendlindjen. Muradi ishte fëmija i Gjabir Ejupi Muradit, një emigranti nga fshati Llakavicë.
Ferid Muradi lindi më 14 shtator të vitit 1936 në Whiting, Indiana, ShBA, ishte studiues shqiptaro-amerikan i mjekësisë, fitues i Çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1998.
Mban titullin Doctor Honoris Causa në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në Universitetin e Tiranës.
Vdekja e nobelistit shqiptar, Kreu i Gostivarit: Vepra e tij shenjë krenarie për ne