Asgjësohen nëpërmjet djegies, 12 831 bimë narkotike kanabis në Shkodër në një aksion me 550 efektivë policie nga RENEA, FNSH dhe policia lokale.
Efektivët e repartit “RENEA” janë transportuar me helikopter, pasi bimët e kultivuara ishin në një terren shumë të thellë malor dhe me rrezikshmëri të lartë për jetën e punonjësve të Policisë.
Rrethohet Shkodra nga toka dhe ajri! Ngrihet helikopteri, RENEA lëshohet “rrufe”
Aksioni është zhvilluar në disa zona, si në territorin e fshatit Palaj, njësia administrative Shosh, ku ishin kultivuar bimë narkotike. Nga këto zona, Policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 2220 bimë narkotike. Gjithashtu kontrolle kishte në Mnelë, Shllak, Temal, Vilzë, Prekal, Ura e Shtrenjtë, Kir dhe Ana e Malit, ku u asgjësuan 10 611 bimë narkotike.