Gjykata e Shkodrës vendosi sot që të lërë 40 ditë në burg 59-vjeçarin rus Igor Kokunov i arrestuar disa ditë më parë në pikën kufitare të Muriqanit. Ai dyshohet se është anëtar i një fraksioni mafioz në Moskë.
Autoritetet ruse e shpallën në kërkim me dyshimin se i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda në Rusi.
Gjatë qëndrimit në burg, Igor Kokunov ka shfaqur probleme me shëndetin duke bërë që avokatët e tij, të depozitojnë një kërkesë për transferimin e tij drejt spitalit të burgut në Tiranë.