-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sylvinho në festë: Jam i kënaqur me barazimin

Kryesoret

Trajneri i Kombëtares sonë, braziliani Sylvinho, është shprehur shumë i kënaqur me barazimin 1-1 në Pragë ndaj Republikës Çeke, por jo vetëm për rezultatin e arritur në transfertë.

“Jam i kënaqur jo vetëm me pikën, por edhe mënyrën se si e përjetuan ndeshjen 23 lojtarët. Është krijuar një atmosferë shumë e mirë në dhomat e zhveshjes dhe kjo është diçka pozitive”, tha Sylvinho.

Trajneri i kuqezinjve nënvizoi se kjo pikë na lejon që të luftojmë deri në fund për kualifikimin: “Shumë e rëndësishme të merrnim një pikë, jemi në gjysmën e rrugës. Kemi bërë një ndeshje të mirë.

Një pikë që na jep mundësinë që të luftojmë për kualifikimin. Tani duhet të luftojmë në ndeshjen e shtëpisë ndaj Polonisë, që është shumë e rëndësishme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit