-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brukseli pakt të ri me Tiranën: FRONTEX do të kontrollojë kufirin në Shqipëri

Kryesoret

Këshilli i BE-së miratoi një vendim për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re me më shumë kompetenca ekzekutive me Shqipërinë për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex).

Marrëveshja do të lejojë organizimin e operacioneve të përbashkëta dhe vendosjen e ekipeve të menaxhimit të kufirit të Frontex në Shqipëri për shkak të fluksit të emigrantëve.

“Krimi ndërkufitar dhe menaxhimi i imigracionit janë sfida të rëndësishme si për vendet e BE-së ashtu edhe për fqinjët tanë më të afërt” tha Fernando Grande-Marlaska Gómez, ushtrues detyre i ministrit të Brendshëm spanjoll.

Falë marrëveshjes, Frontex do të jetë në gjendje të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e flukseve migratore, luftimin e imigracionit të paligjshëm dhe trajtimin e krimit ndërkufitar.

Që nga miratimi i një rregulloreje të re të Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare në vitin 2019, Frontex mund të ndihmojë vendet me të cilat nënshkruan marrëveshje në të gjithë territorin e tyre dhe jo vetëm në rajonet në kufi me BE-në, siç ishte rasti me mandatin e mëparshëm.

Rregullorja gjithashtu lejon stafin e Frontex të ushtrojë kompetenca ekzekutive, të tilla si kontrollet kufitare dhe regjistrimi i personave.

Kjo marrëveshje do të zëvendësojë marrëveshjen aktuale ndërmjet Shqipërisë dhe Frontex, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2019 (dhe që është rënë dakord përpara hyrjes në fuqi të rregullores së re të Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare).

Frontex ka marrëveshje bashkëpunimi për menaxhimin e kufijve me Serbinë (2020) sipas rregullave të mëparshme dhe me Moldavinë (2022), Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi (të dyja 2023) sipas rregullave të reja. (LEXO KETU marreveshjen e plote)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit