-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po mbytemi”, 80-vjeçari hero shpëton 15 persona të bllokuar nga përmbytjet

Kryesoret

Një peshkatar 80-vjeçar ka shpëtuar 15 persona, të cilët ishin të bllokuar nga fenomeni “Daniel” në Greqi, me ndihmën e varkës së tij.

“Kushtet ishin tragjike. Por duke qenë se jam peshkatar kam nxjerrë katër përmbytje në fshat, kam ndihmuar. Ishte përmbytja më e keqe. Fëmijët dhe nipërit më thërrisnin të shkoja me ta, unë iu thashë ‘shkoni ju, kam varkën’. Sapo u larguan fëmijët hyra brenda, por nuk mora asnjë telefon, as asgjë, humba gjithçka atje.

Të paktën 10 viktima nga moti i keq në Greqi, reagon Mitsotakis

Shkoj të marr varkën dhe uji kishte arritur deri në gju. Prita deri në orën 6:00 të mëngjesit për shkak se binte shumë shi. Dola dhe dëgjova disa njerëz që bërtisnin “po mbytemi”.

Njëri kishte ujë deri në nofull dhe gruaja e tij ishte pranë tij. I futa në barkë, pesë veta, dhe vazhdova t’i nxirrja njerëzit jashtë. Një familje tjetër, e nxora nga tjegullat, gërmova me duar, katër radhë tjegulla.

Thellohet bilanci! 10 të vdekur dhe 4 të zhdukur në Greqi

Gjithsej kam nxjerrë 15 veta, i kam çuar në zyrën e komunitetit se është atje lart, është në katin e dytë.”, ka rrëfyer i moshuari për mediat vendase pas përmbytjeve që kanë goditur shtetin fqinj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit