-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqetësuese, tufat e ujqërve po rikthehen në Evropë pas disa dekadash

Kryesoret

Rikthimi i species së ujkut në Evropë është një “rrezik real” për kafshët dhe jetën e njerëzve, paralajmëroi të hënën Komisioni Evropian ndërsa njoftoi planet për të rishikuar statusin e mbrojtjes së species.

Ekzekutivi do të hyjë në një fazë të re në procesin e tij të vendosjes nëse do të revokojë statusin e ruajtjes së ujqërve duke mbledhur të dhëna nga komunitetet dhe shkencëtarët, pas thirrjeve në rritje nga fermerët evropianë.

“Ne duhet të kemi informacion dhe të dhëna për statusin e ujkut në mënyrë që të jemi në gjendje të ndërmarrim veprime të mëtejshme,” tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Ujqërit aktualisht mbrohen rreptësisht sipas Direktivës së Habitateve, të miratuar në 1992, e cila ndalon kapjen ose vrasjen e qëllimshme të tyre në natyrë.

Megjithatë tufat e ujqërve janë kthyer së fundmi në rajonet e BE-së pas një mungese prej dekadash, duke sulmuar bagëtitë dhe duke shkaktuar probleme për fermerët evropianë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u prek personalisht në shtator të vitit të kaluar, kur kali i saj u vra nga një ujk në Gjermaninë verilindore.

“Përqendrimi i tufave të ujqërve në disa rajone evropiane është bërë një rrezik real për bagëtinë dhe potencialisht edhe për njerëzit,” tha von der Leyen në një deklaratë të hënën, e cila u kërkoi autoriteteve lokale dhe kombëtare të ndërmarrin veprime aty ku është e nevojshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit