-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kap me pulat në Durrës! Hapet dera e burgut, “zoti i drogës” arrin në Itali

Kryesoret

Mediat italiane ka shkruar disa artikuj për ekstradimin e Alket Hatisë drejt Romës pasi u arrestua në Durrës dy javë më parë. I cilësuar si “zoti i drogës” 50 vjeçari shqiptar akuzohet se trafikoi 340 kilogramë heroinë dhe 200 kilogramë kokainë në Milano mes viteve 2003 dhe 2004 për një vlerë 45 milionë Euro.

Në vitin 2017, Hatija – i cili kishte hyrë për herë të parë në Itali në vitin 1997 në Campomarino me një punë si punëtor bujqësor u dënua me njëzet vjet burg për “punën” e tij si trafikant. Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës refuzoi ekstradimin, me pretendimin se ai e kishte kryer tashmë dënimin në vendin e tij.

Megjithatë, ky vendim u rrëzua në vitin 2021 nga Gjykata e Apelit, e cila me një vendim të konfirmuar edhe nga Gjykata e Lartë në shtator të po atij viti, urdhëroi ekstradimin. Më 30 gusht Hatija u kap sërish këtë herë duke ushqyer pulat në hotelin e tij në Durrës dhe u arrestua nga policia shqiptare duke u ekstraduar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit