Mirlind Daku vulosi fitoren ndaj Polonisë. Sulmuesi tha se ishte i bindur që do të gjente golin ndaj Polonisë, teksa pati edhe një dedikim special…
“Për çdo ka zot dhe e nderon njeriun e drejtë. Ato lot ishin vetëm për debutimin emocionues dhe jo për atë pasim të gabuar.
Sot zoti më shpërbleu dhe arrita të shënoj atë gol. Me golin që shënova, çdo e keqe që kisha brenda, doli jashtë.
E kam pasur bindje që do të shënoja gol në Shqipëri, ndaj Polonisë dhe ia dola.
Me këtë gol, më duket sikur largova një peshë 100-kilogramëshe nga vetja” tha ai.