Hansi Flick është shkarkuar nga posti i tij si trajneri i Gjermanisë.
Federata e Futbollit të Gjermanisë ka vendosur ta shkarkojë Flickun pasi Gjermania u shkatërrua me rezultatin 4-1 nga Japonia.
“Ishim të pajtimit, se Përfaqësuesja A pas rezultateve zhgënjyese së fundit, duhet ta ketë një impuls të ri.
Ne kemi nevojë për një frymë optimizmi dhe besimi, duke marrë parasysh se Evropiani mbahet në vendin tonë.
Për mua, personalisht ishte një nga vendimet më të vështira”, ka thënë Bernd Neuendorf, president i Federatës së Futbollit të Gjermanisë.
Gjermania me Flick kishte një Kampionat Botëror në Katar shumë të dobët, ku u eliminua në fazën e grupeve.