Kosova ndali mbrëmë Zvicrën në një barazim 2-2 në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Granit Xhaka u shpreh shumë i pakënaqur me lojën dhe stërvitjen e skuadrës javën e fundit. Indirekt “shigjetën” e drejtoi tek tekniku zviceran Murat Yakin.
“U stërvitëm si zakonisht, gjithçka ishte nën kontroll. Sigurisht që nuk mundëm të zbatonim gjithçka që kishim planifikuar. Por aty ka edhe një kundërshtar.
Nuk mund të supozojmë se thjesht do të marshojmë përmes këtij grupi. Do të diskutoj privatisht me Granitin se cila është ideja pas deklaratave të tij”, tha fillimisht Yakin.