-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sonte ndeshja me Poloninë! Rrugët e bllokuara në Tiranë dhe masat në stadium

Kryesoret

Sonte në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” Shqipëria do të luajë përballë Polonisë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 10 shtator 2023, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
-rruga “Papa Gjon Pali II”;
– “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
– “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
– “Themistokli Gërmenji”;
– “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
– “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
– “Jul Variboba”, pranë postës;
– “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
– “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike monedha metalike, çadra, çakmak, karikues telefoni dhe sendeve të tjera të forta të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Portat e hyrjes në stadium, ditën e ndeshjes, do të hapen në orën 17:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit