Trajneri Sylvinho pas Polonisë analizoi fillimin e vështirë dhe mënyrën si arriti të dërgojë skuadrën te fitorja.
“Dua t’u bëj një kompliment të gjithë tifozëve që kishim sot në stadium, që ishin të mrekullueshëm.
Krijuan një ambient të jashtëzakonshëm, duke na ndihmuar shumë të gjithëve ne, ndaj kjo është një fitore e të gjithë popullit shqiptar.
Ishte shumë e rëndësishme të mos humbnim dhe për fat ia dolëm, pro duhet të vijojmë të bëjmë kujdes, pasi tani kemi edhe Moldavinë nga mbrapa.
E dinim historinë e kundërshtarit, por mendoj që e kemi merituar fitoren sot” tha ai.