Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se Prokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me episodin e dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majës me urdhër të Edi Ramës.
Ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rënë me dashje, në bashkëpunim” pas publikimit të dhunës me shkopinj bejsbolli prokuroria ka vlerësuar që hetimi duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.
“Shtazërinë e klanit kriminal Rraja, Prokuroria e Tiranës, apo ndryshe Prokuroria Felaj, me urdhër të Ramës e cilëson plagosje të lehtë, nga plagosje e rëndë dhe me qëllim që ishte. Prokurorë armiq të ligjit, kriminelë të vërtetë” shkruan Berisha.
Ndryshimi i kualifikimit përveç lehtësimit të pozitës penale për fisin Rraja kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit.
Drejtësia shpëton fisin Rraja për dhunën me hunj, hekura dhe pistoletë