Një vajzë 14-vjeçe është marrë peng për disa orë në një shtëpi në Mat. Autori, sipas policisë është Ergys Kërtuka. Pas sinjalizimit policia është vendosur në lëvizje duke rrethuar shtëpinë, por 31-vjeçari sapo i ka konstatuar është arratisur. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
“I hoqi për disa orë, lirinë një 14-vjeçareje, duke e mbajtur në banesën e tij, dhe sapo konstatoi mbërritjen e shërbimeve në fshat u largua, shpallet në kërkim 31-vjeçari.
Pas informacioneve të marra në rrugë informative, se një shtetas po mbante në banesën e tij, një të mitur pa dëshirën e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në zonën e sinjalizuar, për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për arrestimin e autorit.
Shtetasi E. K., 31 vjeç, banues në fshatin Frankth, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në fshat, për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, 31-vjeçari, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet” njofton policia.