-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë/ I riu merr peng adoleshenten, policia rrethon shtëpinë

Kryesoret

Një vajzë 14-vjeçe është marrë peng për disa orë në një shtëpi në Mat. Autori, sipas policisë është Ergys Kërtuka. Pas sinjalizimit policia është vendosur në lëvizje duke rrethuar shtëpinë, por 31-vjeçari sapo i ka konstatuar është arratisur. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“I hoqi për disa orë, lirinë një 14-vjeçareje, duke e mbajtur në banesën e tij, dhe sapo konstatoi mbërritjen e shërbimeve në fshat u largua,  shpallet në kërkim 31-vjeçari.

Pas informacioneve të marra në rrugë informative, se një shtetas po mbante në banesën e tij, një të mitur pa dëshirën e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në zonën e sinjalizuar, për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për arrestimin e autorit.

Shtetasi E. K., 31 vjeç, banues në fshatin Frankth,  sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në fshat,  për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, 31-vjeçari, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit