-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Furrat e bukës dhe pastiçeritë rrezikojnë të mbeten pa punonjës

Kryesoret

Prodhuesit e bukës, të specialiteteve të brumërave të ndryshme dhe pastiçerive po përballen me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore.

Në pamundësi të zgjidhjes për plotësimin e vendeve të lira me vendas, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të industrisë që me rritjen e pagave, furrat dhe pastiçeritë e vendit janë duke shqyrtuar mundësitë për punësimin e të huajve.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave Gëzim Peshkopia tha për Monitor se sektori prej vitesh vuan mungesën e specialistëve të prodhimit të brumërave dhe ëmbëlsirave, por sivjet problematika shfaqet tepër e mprehtë.

Peshkopia pohon se shkak i mungesës së lartë të fuqisë punëtore të specializuar mbetet emigracioni i popullatës. Të gjendur përballë kësaj situate sipërmarrësit e prodhimit të brumërave dhe ëmbëlsirave po shqyrtojnë mundësinë e punësimit të punonjësve të huaj si nga vendet aziatike dhe ato të rajonit.

Sipas të dhënave të shoqatës në vend operojnë 8,000 deri 10,000 furra buke dhe pastiçeri, ku secila prej tyre po vuan mungesën e fuqisë punëtore.

Prej muajit shtator të vitit të kaluar, për shkak të mungesës së punëtorëve shumë furra buke në vend janë detyruar të rrisin pagat deri në 80%, me qëllim mbajtjen e profesionistëve. Sipas shoqatës për pozicionin e furrxhiut, profesioni më kyç në prodhimin e brumërave, pagat variojnë nga 60 mijë lekë deri në 100 mijë lekë në muaj. Rritja e lartë pagash është bërë edhe për punonjëset e pastrimit në nivelin 70 deri 80%.

Mungesa e fuqisë punëtore po shton kostot edhe te prodhuesit e bukës. Shtimet e pagave vështirësuan vjet gjendjen te disa furra buke, të cilat rritën çmimet e bukës 10 deri 20 lekë. Problematika e mprehtë e fuqisë punëtore tashmë është prezentë në të gjitha sektorët e ekonomisë. /Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit